SHOWBIZZ / E Hënë 15 Prill 2019, 21:09

E of*ndoi për komentin e pavend, Ermal Fejzullahu i kthehet keq Olti Currit

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditën e sotme pas një komenti në foton e menaxherit Faton  Shohi i cili shfaqej duke darkuar me Këshilltarin dhe Ndihmësin personal të Presidentit të Gambias. "Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është", komentoi Ermali, koment i cili nuk u prit aspak mirë.

Lidhur me këtë koment, reagoi edhe opinionisti Olti Curri i cili publikoi foton dhe komentin e Ermalit dhe shkruante: "Ça po me shohin syte
Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute per ngjyren e errette lekures dikujt!!!

Tani ka mbetur te komentoj une te shendoshet: o bol...".

 

Pas këtij postimi, Ermali ka reaguar duke i thënë Oltit se ishte një batutë.

 

"Te kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, eshteracizem! Unëracist nuk kam qenë ndonjëhere. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto", komenton Ermali.

Loading...