AKTUALITET / E Hënë 15 Prill 2019, 21:09

U bëre si një lolo', Mira Kazhani i kundërvihet Berishës pas ak*zave

Gazetarja Mira Kazhani u përfshi në një aks*dent automobilistik një javë më parë, ku një djalë 17-vjeçar këmbësor i pr*u rrugën automjetit të cilin ajo drejtonte. Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi dy foto të 17-vjeçarit dhe ak*zonte se pati tentativë për të mos njoftuar prej një jave familjarët për fatin e djalit të tyre.

 

Pas këtij postimi, Mira Kazhani i është përgjigjur publikisht Berishës në një shkrim për "Tiranapost.al", duke treguar pse ishte e vështirë që djalit t'i gjendej identiteti dhe prindërit.

"Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aks*dent automobilistik, por nuk kam vr*rë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aks*dent teknologjik! Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve.

Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin. Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin", ka shkruar ndër të tjera Mira Kazhani.

"Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie. Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo. Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe", e ka mbyllur shkrimin gazetarja.

 

Më poshtë postimi i Sali Berishës.

Loading...