AKTUALITET / E Hënë 15 Prill 2019, 22:10

Motrat binjake filmohen duke u “z*në” në barkun e nënës

Dy motra binjake janë filmuar nga babai i tyre teksa “zih*shin” me njëra-tjetrën në barkun e nënës. Videoja, që tregon binjaket nga një vizitë me ultratinguj, është bërë tashmë virale në Kinë dhe jo vetëm. Babai i vajzave, 28-vjeçari Tao ishte ai që i filmoi binjaket dhe mendoi se videoja ishte gazmore dhe duhet ta ndante me të tjerë.

Sipas asaj që ai tregoi për mediat vendase, ‘z*nka me gr*shte’ ndodhi kur ai po shoqëronte bashkëshorten gjatë një vizite rutinë vitin e shkuar.

Pamjet janë filmuar në një klinikë në qytetin Yinchuan.

Vetëm së fundmi Tao e ndau videon në rrjetet sociale dhe tashmë binjaket janë bërë virale në rrjet.

Burimi: Mail Online| JOQ Albania

Loading...