AKTUALITET / E Martë 16 Prill 2019, 12:12

Nis mbledhja e fondeve për rindërtimin e Notre-Dame, miliarderi francez dhuron shumën e 'çmendur'

Notre-Dame në Paris, një nga katedralet me historike në botë, 856-vjeçare, u dogj ditën e djeshme nga një zjarr që filloi në orën 4:30 të pasdites.

Nga zjarri u shkatërrua komplet çatia dhe maja e famshme. Sidoqoftë mund të ishtë edhe me keq, sipas ministrit francez Nunez dhe për fat të mirë struktura qendrore u shpëtua nga zjarfikëset. Do të duhen edhe pak orë që katedralja të deklarohet jashtë rrezikut pasi ekziston frika se struktura qendrore nuk është e qendrueshme. Veprat e artit si statuja e Jezusit, të vitin 1200 janë shpëtuar nga eskpertët por për fat të keq shumë nga pikturat janë shkatërruar.

Reagimi nga qytetarët ishte i menjëhershëm pasi mijëra njerëz janë mbledhur si vullnetarë për restaurimin e katedrales. Gjithashtu bilioneri francez Bernard Arnault, pronari i kompanisë së modes ‘Luis Vuitton’ dhe ‘Sephora’, ka dhuruar 200 milion euro ndërsa pronari i kompanisë ‘Gucci’ Francois-Henri Pinault ka dhuruar 100 milion të tjera, shkruhet në BBC.

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka siguruar qytetarët se katedralja do restaurohet dhe do rindërtohet siç ka qenë.

Loading...