AKTUALITET / E Martë 23 Prill 2019, 15:03

Njëri prej grabitësve të dyshuar të Rinasit pranon gjithçka dhe nxjerr zbuluar grupin krim*nal

Gjykata e Kr*meve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë arr*st me b*rg për Alkond Bengasin. Bengasi është një nga personat të arr*stuar nga policia për grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 Prill. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në gjykatën e Kr*meve të Rënda, Bengasi ka mohuar akuzat që rëndojnë mbi të.

Avokati i tij, Adriatik Cami, ish-prokuror ka kërkuar lirimin e tij, me alibinë se ai nuk ka asnjë lidhje me atë që akuzohet. Gjithsesi trupi gjykues nuk është tërhequr nga kërkesa e tij duke lënë masën e sigurisë arr*st me b*rg për te dyshuarin. Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga përgjimet dhe provat e deritanishme dyshohet se ai është bashkëpunëtor i grupit të grabitësve.

Bengasi ka marrë statusin bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka dhënë detaje për grupin kr*minal.

Ai ka pohuar që ka modifikuar furgonin me të cili u krye grabitja dhe ka dhënë emrat e personave të përfshirë.

Tre të arr*stuarit e tjerë do të paraqiten ditën e nesërmen në gjykatë për masën e sigurisë.

Source @joq.al

Loading...