SHOWBIZZ / E Martë 23 Prill 2019, 22:10

Mbrëmjet e të hënave janë torturuese për Arminën dhe për këtë e ka 'fajin' Shkëlzeni

Prej pak ditësh ka nisur transmetimi i sezonit të tetë të serialit më të ndjekur në mbarë botën “Game of Thrones”. Ky serial televiziv ka thyer rekorde shikueshmërie dhe tani që është sezoni i fundit interesimi nga ana e fansave është akoma dhe më i lartë. Megjithatë ka dhe një pjesë që nuk kanë ndjekur asnjë episod të “Game of Thrones”, sidomos ata që nuk janë të fiksuar pas fantazisë dhe dramës. Kjo gjë siç duket është kthyer në një “problem” për çiftin e njohur, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha.

Armina ka treguar se partneri i saj është fans i “Game Of Thrones”, ndërsa asaj nuk i pëlqen aspak ta ndjekë. Ata nuk bien dakord në këtë pikë me njëri-tjetrin, por Armina është e detyruar t’i ndjekë seritë e tij. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër dhe e ka cilësuar serialin si torturën e mbrëmjeve të saj. “Tortura ime është të shikoj këtë film çdo të hënë për shkak të Shkëlzen Berishës”, ka shkruar Mevlani.

Të tilla probleme mes çiftit të njohur sigurisht që nuk janë aspak shqetësuese, sepse Armina ka treguar shpesh se marrëdhënia mes tyre është perfekte.

Loading...