AKTUALITET / E Martë 23 Prill 2019, 22:10

'Pas një viti, makinat do të jenë pa shoferë'! Miliarderi Elon Musk konfirmon teknologjinë e 'çmendur'

Miliarderi i njohur Elon Musk i ka ngopur të gjithë me premtime të pa mbajtura dhe nga ana tjetër ekziston edhe dyshimi se teknologjia e re, edhe pse e avancuar, nuk është ende në gjendje të bëjë që një makinë të drejtohet tërësisht nga një robot, pa një qenie njerëzore afër timonit, për të ndërhyrë në rast nevoje.

Por se fundmi ai ka konfirmuar se pas një viti do të kemi më shumë se një milionë makina tërësisht autonome. Ai ka ngritur siparin e një mikroçipi të ri tek i cili Tesla mbështetet për makinat pa shofer, me asnjë qenie njerëzore të gatshme për të ndërhyrë në rast emergjence. Miliarderi vizionar, duhet sidoqoftë të prezantojë së shpejti teknologjinë që do ti mundësojë Teslës hapin e madh, por analistët mbeten skeptikë

Loading...