KËSHILLA / E Martë 23 Prill 2019, 22:10

Jeni dobësuar? Studimi i ri tregon se ku 'përfundoi' sasia e dhjamit

A e keni pyetur ndonjë herë veten se ku shkon sasia e dhjamit pasi jeni dobësuar? Asistenti shkencor Ruben Meerman dhe Andrew Brown, profesor dhe udhëheqës i bioteknologjisë dhe shkencave biomolekulare në UNSW, kanë shpjeguar rezultatet e hulumtimit.

Brown thotë:

Keqkuptimi më i zakonshëm është se dhjami konvertohet në energji. Problemi me këtë teori është se e shkel ligjin e ruajtjes së materieve, të cilit i binden të gjithë reaksionet kimike.”

Të anketuarit tjerë kanë thënë se dhjami konvertohet në muskuj, gjë e cila është e pamundur. Ndërsa të tjerë besojnë se largohet nga trupi përmes zorrës së trashë, por, si duket, edhe kjo teori është e pasaktë.

Sipas ekspertëve, në fakt, dhjami konvertohet në dyoksid karboni dhe ujë. Dyoksidi i karbonit lirohet me frymënxjerrje ndërsa uji përzihet në qarkullimin tuaj derisa të humbet si urinë ose si djersë.

Loading...