KËSHILLA / E Martë 23 Prill 2019, 23:11

Pesë truket për ta bërë manikyrin të zgjas sa më shumë! Video e mëposhtme do t’ju ndihmojë të kujdeseni për duart tuaja

Na ndodh të gjithëve që sapo i lyejmë thonjtë zgjasin maksimumi 5 ditë. Kjo gjë është shumë bezdisëse dhe shpesh na çon që ti bëjmë thonjtë me xhel. Për të patur duart të cilat do duken bukur gjithnjë, si për manikyrin por dhe për hidratimin që duhet të kenë ndiqni këto 4 truke të mëposhtme:

Hapi 1: Merrni pak pambuk dhe hiqni manikyrin e vjetër: Përdorni një açeton i cili nuk ja u than gishtat.

 

Hapi 2: Kujdesuni për kutikulat tuaja. Përpara se ti shtyni ato bëjini një masazh me vaj për thonjtë ose dhe vaj trupi. Më pas shtyjini ato me shumë delikatesë pa i lënduar.

 

Hapi i 3: Lani duart pasi të keni masazhuar dhe njëherë thonjtë më vajin dhe më pas përdorni limën për ti dhënë formë dhe drejtim thonjve tuaj.

Këshillë: Mbani një drejtim për të mbajtur skajet e lëmuara. Limimi mbrapa dhe para mund të shkaktojë thyerjen e tyre.

 

Hapi 4: Përdorni krem kutikulash për të hidratuar ato dhe gjithë thonjtë.

Këshillë: Masazhoni me krem çdo gisht për 1 minutë dhe prisni pak që duart të thithin gjithë kremin.

 

Hapi i 5: Aplikimi i një shtrese bazë që thonjtë të kenë shkëlqim dhe të duken bukur.

 

Për më tepër shihni dhe videon e mëposhtme:

Source @living.al

Loading...