AKTUALITET / E Enjte 9 Maj 2019, 15:03

Skandal! Është gjobitur për mosdeklarim të pasurisë por emërohet në krye të Hetimit Tatimor (Kush është Silvana Lamaj- Kalimi nga Basha te Rama)

Silvana Lamaj ne rrethDitën e djeshme newsbomb.al dha lajmin e emërimit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor të Silvana Lamajt.
Lamaj zëvendësoi në këtë detyrë Adrian Shehun. Por drejtoresha e re nuk ështtë një emër i panjohur, shkruan newsbomb.al.

Lamaj ka punuar si shefe finance në kohën kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. Nga ana tjetër, ajo është angazhuar në fushatën e Halim Kosovës, i cili asokohe kandidonte përballë Erion Veliajt.

Por më shumë se sa katapultimi i saj nga qeverisja e djathtë në qeverisjen e drejtuar nga Edi Rama vlen për t’u përmendur një vendim i datës 10 nëntor 2014 ku Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka gjobitur Silvana Lamajn për mosdeklarim të pasurisë.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në funksion të rolit të tij kontrollues, vijon të konstatojë shkelje të afateve ligjore në dorëzimin në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”, nga ana e zyrtarëve të niveleve të ndryshme drejtues të cilët pa shkaqe ligjore të arsyeshme nuk dorëzojnë në afat deklaratën e interesave private.

Në këto kushte, Inspektori i Përgjithshëm, vendosi masën administrative “gjobë” për - Silvana Lamaj, për funksionin Përgjegjës Sektori i Menaxhimit të Borxhit, T.P.Mëdhenj, D.P.Tatimeve, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2012, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë’, thuhet në vendim.

 

E pra në krye të hetimit për evazionet, do të kemi një figurë të kompromentuar që ngre me të drejtë hije dyshimi për mënyrën se si do e udhëheqë drejtorinë e rëndësishme të hetimit tatimor/ Newsbomb.al

(Foto: Silvana Lamaj në rreth, gjatë fushatës së Halim Kosovës)

Loading...