AKTUALITET / E Shtunë 11 Maj 2019, 21:09

'Polic i infiltruar', protestuesit rr*hin të riun, e merr policia

TIRANË

Një i ri është dh*nuar nga protestuesit pasi e kanë cilësuar polic të infiltruar. Dëshmitarët thanë për gazetarin Klajdi Bodlli se personi në fjalë, për të cilin nuk dihet asnjë e dhënë ka qenë mes protestuesve dhe ka provokuar. Kaq është dashur që ata ta qëllojnë dhe ta rr*hin deri sa e ka marrë policia. Në video ai duket teksa përpiqet t’i shpëtojë turmës që i ka shqyer edhe rrobat.

Loading...