AKTUALITET / E Diel 12 Maj 2019, 13:01

Gjeti 424 mijë dollarë, gjesti i shqiptarit bën jehonë në mediat amerikane

Të gjitha mediat amerikane së fundmi e kanë përqendruar vëmendjen e tyre tek i riu shqiptar Armando Markaj, gjesti i të cilit ka habitur të gjithë. Armando Markaj punon si kamerier në një restorant në Amerikë, ku një ditë pati një debat me një grua amerikane për shkak se në muret e lokalit kishte më shumë imazhe mashkullore se femërore.

 

“Po, grave nuk u pëlqen të hanë pica në verë”, ja kishte kthyer shqiptari gruas e cila ishte larguar me të bijën pas debatit, duke harruar një çek me shumën e 424 mijë dollarëve në lokal, çek që e gjeti Armando.

 

Gruaja amerikane e quajtur Karen është habitur teksa Armando i kishte kthyer çekun dhe nuk i kishte mbajtur paratë e saj. Kjo histori mori vëmendjen e mediave amerikane të cilat të interesuara kontaktuar shqiptarin.

 

“Ajo ishte në lot. Ishte shumë e emocionuar që dikush e kishte gjetur dhe e kishte mbajtur. Detajet e vogla si këto na bëjnë të cilësohemi si njerëz. Ishte thjesht një gjest i vogël”, tregoi Armando për mediat amerikane.

 

"Unë jam shumë e lumtur që debati që ne patëm nuk e ndaloi Amrandon të bënte gjënë e duhur”, tha gruaja teksa zbuloi se i ofroi lekë por ai nuk i pranoi.

Siç rrëfejnë mediat e huaja tashmë gruaja amerikane ka vendosur si qëllim që ta ndihmojë të riun shqiptar dhe të financojë edukimin e tij.

Loading...