AKTUALITET / E Diel 12 Maj 2019, 14:02

Del BILANCI përfundimtar: Pl*gosen 30 persona në protestë, mes tyre 18 policë dhe 12 protestues e gazetarë

Foto nga protesta e mbrëmshme

Nga dh*na e ushtruar në protestën e mbrëmshme kanë mbetur të pl*gosur 30 persona. Mësohet se 18 prej tyre janë punonjës të policisë dhe 12 protestues, kalimtarë të rastit dhe punonjës të medias.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, personat e transportuar me autombulanca në Qendrën Spitalore Universitare, 'Nënë Tereza', janë lënduar kryesisht nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe b*mbave mol*tov.

Fatmirësisht mësohet se të pl*gosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumica prej tyre kanë lënë spitalin.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët, se gatishmëria e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore dhe spitaleve, gjatë dhe pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua me akte dh*ne, ishte maksimale. Policët dhe qytetarët e lënduar kanë marrë në kohë rekord shërbimin e nevojshëm mjekësor, nga ana e personelit mjekësor, qoftë në vendngjarje, qoftë në mjediset spitalore.

Gjatë protestës së djeshme, 30 persona janë transportuar me autoambulancat dhe ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nga të cilët 18 punonjës policie dhe 12 protestues, kalimtarë të rastit dhe punonjës të medias, kryesisht të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe b*mbave molotov. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare, 'Nënë Tereza'.  Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lënë spitalin.

Loading...