AKTUALITET / E Diel 12 Maj 2019, 14:02

Rama: Nëse do isha mbrëmë si Basha dhe flakët do vinin në Kryeministri, Berisha do më kishte çuar në botën tjetër

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e opozitës. Në konferencën para gazetarëve ai ka theksuar se nëse do të ishte në vendin e Bashës dhe do të kishte sulmuar kryeministrinë me flakë, paraardhësi i tij Berisha do ta kishte vr*rë. 

“Mendoni të isha unë në atë tribunë dhe flakët të vinin tek kjo dritare, do isha unë sot duke folur, do isha unë diku në globin tokësor duke marrë frymë, apo do isha në botën tjetër? 

E ka thënë. i vetmi pishman që kam është që nuk i dhashë një plumb ballit në 21 janar. 

Jo vetëm që nuk bën asnjë reflektim që nën qeverisjen e tij dhe me të në këtë zyrë nga dritaret e kësaj zyre ka vr*rë njerëz, ka këtë pishman”, shprehet Rama. 

Loading...