AKTUALITET / E Diel 12 Maj 2019, 15:03

Rama: Ia qaj hallin Metës, nuk do doja të isha kurrë në vendin e tij

Në takimin me gazetarët mesditën e sotme, Rama i ka bërë thirrje opozitës të ulen të flasin, vetëm kjo është për të mirën e popullit dhe jo një luftë e ulët për pazar.

Teksa i ka kujtuar kreut të PD, Lulzim Bashës një mesazh që i ka dërguar kohë më parë, duke i lënë të nënkuptojë të tërhiqet. “Më mirë vonë se kurrë”,-ishin fjalët e Ramës.

 

Ai nuk la pa përmendur edhe Presidentin Ilir Meta, duke u shprehur se ia qan hallin dhe se nuk do donte të ishte në vendin e tij dhe shtoi se e mirëkupton që nuk e ka ftuar të flasin.

Rama tha:

I qaj hallin Presidentit në kohë protestash, nuk do doja të isha në vendin e Metës. Politiksht nuk them pasi është jashtë kapaciteteve për të kuptuar situatën politike të tij.E mirëkuptoj që s’më ka thërritur për këtë çështje. Të ulemi të flasim nëse duan të mirën e popullit. Ata mandatin e konsiderojnë leckë që griset.”
Kujtojmë këtu se Kryemadhi, kryetarja e LSI, bashkëshortja e Presidentit, së cilës Rama i referohet si fallxhorja e Bashës, është një prej figurave kryesore të protestave të opozitës së bashkuar.

Loading...