AKTUALITET / E Diel 12 Maj 2019, 15:03

'Do ju vr*s të gjithëve', një person kërc*non pasagjerët e avionit, tenton të hapë derën

Një pasagjer i një fluturimi të kompanisë ‘Ryanair’ u filmua teksa kërcënonte të pranishmit në bord me fjalët “Do ju vr*s të gjithëve”. Avioni ishte nisur të shtunën e javës së kaluar nga Manchester, Angli drejt ishujve Canarie, në Spanjë, kur në mes të udhëtimit një pasagjer nisi të ulërinte.

Fillimisht ai kërc*noi një stjuardesë dhe më tej tentoi që të hapë një prej dyerve të avionit. Në pamjet që noa.al sjell më poshtë, shihet i dyshuari teksa kërc*non pasagjerët.

27-vjeçarja Jodie Fisher një nga pasagjeret, tha për mediat angleze se “Dëgjuam të frikësuar personin në rreshtin e parë teksa ulërinte dhe kërc*nonte pasagjerët. Kishte tre pjesëtarë të ekuipazhit në kabinë, një burrë dhe dy gra, që të gjithë spanjollë, kështu që me zor e kuptuan”.

Fatmirësisht pasagjeri u neutralizua, duke u ulur në vend, pasi shkaktoi dëme në avion, sulmoi pasagjerët, dhe kafshoi në krahë një grua, shkruan noa.al.

“Do ju vras të gjithëve”, një person kërcënon pasagjerët e avionit, tenton të hapë derën on Vidnews.

Kështu avioni u detyua të bëjë ulje të detyrueshme, ndërkohë që i është ndaluar përjetë që të udhëtojë me ‘Ryanair’. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim.

Loading...