HOROSKOPI / E Hënë 13 Maj 2019, 16:04

Parashikimi i yjeve për javën 13 deri në 19 maj

Bëhet fjalë për një javë shumë pozitive dhe me rezultate në të gjitha drejtimet dhe për të gjitha shenjat e horoskopit. Fillimi i saj do të jetë mjaft dinamik dhe do të na mbush plot energji për të gjetur zgjidhje në çështjet që na preokupojnë. Është një javë e përshtatshme për të krijuar kontrata apo bashkëpunime serioze dhe me baza të shëndosha, që mund t’i rezistojnë kohës. Është një periudhë e ëmbël që do të na japë mundësinë të ripërtërihemi përmes dashurisë dhe lulëzimit ekonomik.

Shanse unike do të kenë përfaqësuesit e Demit, Bricjapit dhe Virgjëreshës, ndërsa mjaft rezultativ do të jenë përfaqësuesit e Akrepit, Peshqve dhe Gaforres. Hëna e plotë në shenjën e Akrepit në datën 18 të muajit është mjaft erotike, pasionante dhe me shanse për financat tona. Kaloni sa më bukur javën duke lënë mënjanë pasigurinë dhe hezitimin.

DASHI

Është një periudhë mjaft pozitive për realizimin e projekteve lidhur me biznesin dhe karrierën tuaj, të cilat kërkojnë punë me këmbëngulje, por njëkohësisht do t’ju shpërblejnë për përkushtimin dhe përpjekjet tuaja. Shanse paraqiten për ju në sferën financiare, por kjo nuk do të thotë se ju duhet të shpenzoni pa program, pasi në përgjithësi në këtë fushë nuk do të keni stabilitet. Të tensionuar veçanërisht me probleme familjare do të ndjeheni ju të lindurit në fillim të shenjës dhe ndoshta do t’ju shqetësojnë probleme të së kaluarës. Gjithsesi java është e përshtatshme për zhvillim dhe për të rregulluar apo korrigjuar ato që ju shqetësojnë.

DEMI

Fillon për ju një periudhë pozitive në të gjitha drejtimet. Dëshira për t’u marrë me veten dhe me paraqitjen tuaj do t’ju bëjë akoma më erotikë. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë do të ndjeheni të ripërtëritur dhe do të hyni në një fazë të re jetë me ndryshime, por me interesa dhe perspektiva të reja. Ju të tjerët do të shikoni dhe do të shijoni frytet e para të veprimtarisë që filluat rreth datës 5 të muajit. Përparim, zhvillim, krijimtari ,fitime si dhe bashkëpunime serioze dhe afatgjata do të sjellë kjo javë për ju. Periudha është mjaft erotike dhe shumë nga ju do të dashuroheni me shikimin e parë.

BINJAKËT

Java ju sjell zhvillime pozitive dhe shanse unike dhe të rëndësishme në sferën profesionale. Do të ndjeheni më të qetë dhe mjaft krijues gjatë saj. Në sferën ekonomike do të ndihmoheni dhe do të gjeni mënyrën të rrisni të ardhurat tuaja, por megjithatë shpenzimet dhe detyrimet do ndikojnë të ndjeni se gjendeni në të njëjtin emërues. Jeta sentimentale do të jetë mjaft interesante dhe ju shumë të komunikueshëm dhe të rinovuar nga ana psikologjike.

GAFORRJA

Kjo javë është një nga periudhat më pozitive në jetën tuaj me shanse në fushën profesionale dhe në jetën tuaj personale. Do të takoni dhe do të njiheni me persona që do t’ju ofrojnë një ndihmë të konsiderueshme në realizimin e projekteve tuaja. Jeta juaj erotike do të jetë e mrekullueshme dhe shanset për të dashuruar apo krijuar lidhje të reja do të jenë të mëdha. Udhëtime, ndoshta dhe jashtë vendit, do të bëni, gjatë të cilave to të kaloni mjaft bukur. Shmangni nervozizmin dhe tensionet duke kanalizuar dinamizmin dhe energjinë në punë dhe krijimtari ju të lindurit në ditët e para të shenjës.

LUANI

Shanse dhe mundësi unike në fushën profesionale, përmes të cilave do të bëni hapa të mëtejshme duke arritur në sukses, do t’ju ofrojë kjo javë. Punët tuaja do të zhvillohen normalisht dhe pozitivisht dhe situata do të jetë mjaft e përmirësuar edhe pse disa herë ju mund të ndjeheni nën presion. Krijimtaria juaj do të jetë në nivel të lartë dhe ju do të tejkaloni dhe veten. Jeta juaj erotike do të jetë e pasur dhe disa prej jush, veçanërisht të lindurit në ditët e parë të shenjës, do të dashuroheni me një shikim. Të njëjtin favorizim do të kenë dhe financat tuaja.

VIRGJËRESHA

Po kaloni një nga periudhat më të mira në të gjitha drejtimet. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të bëni ndryshime dhe do të hyni në një fazë të re, me horizonte dhe perspektiva . Ndërsa për ju të tjerët është një periudhë fantastike për planet dhe zhvillimin profesional, por dhe për jetën tuaj personale. Disa prej jush do të vendosni formalizimin e marrëdhënieve apo do të vendosni të bëni dasmë, ndërsa ju të tjerët do të do të keni mundësinë të krijoni një lidhje serioze.

PESHORJA

Kjo javë është shumë dinamike për të promovuar dhe korrigjuar gjithçka që ju preokupon në fushën profesionale. Megjithëse java në përgjithësi është pozitive dhe favorizuese, nuk do të mungojnë problemet dhe situatat e tensionuara në punë si dhe në ambientin familjar. Në sferën financiare do të keni rritje dhe ndoshta do të merrni një ndihmë apo të ardhura që nuk i prisnit. Detyrimet ndaj të tjerëve(bankat, shteti, bashkëpunëtorët) do t’ju preokupojnë dhe është momenti për t’i rregulluar dhe për të gjetur një rrugëzgjidhje.

AKREPI

Kjo javë është periudha më erotike për ju. Të gjithë do të keni mundësinë të dashuroheni , të krijoni një lidhje serioze apo të ripërtërini marrëdhëniet ekzistuese, varet se në çfarë faze gjendeni dhe çfarë kërkoni në jetën tuaj personale. Gjithsesi periudha premton të njëjtin favorizim dhe në projektet, planet apo bashkëpunimet profesionale. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës do të bëni ndryshime si në sferën profesionale ashtu dhe në atë personale. Dinamizmi juaj do të shprehet në të gjitha drejtimet.

SHIGJETARI

Jeta e përditshme gjatë kësaj jave nuk do të ketë karakteristikat e rutinës së zakonshme. Puna dhe biznesi do të jenë mjaft kërkues dhe pretendues prej jush dhe ju me dinamizmin tuaj do të arrini të realizoni bashkëpunime të rëndësishme dhe frutdhënëse për financat tuaja. Në fushën ekonomike do të keni rritje të të ardhurave, por disa prej jush do të shpenzoni për përmirësimin dhe zhvillimin e biznesit. Në fund të javës do të ndjeni nevojën të mbylleni në vetvete dhe të relaksoheni nga ritmet e javës së kaluar.

BRICJAPI

Është një nga periudhat më pozitive dhe më rezultative për ju në të gjitha drejtimet dhe do të ndjeheni mjaft mirë pasi vitet e fundit keni kaluar shumë vështirësi. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, tashmë të çliruar nga prangat e Saturnit dhe të Plutonit, do të hyni në një fazë të re rinovimi dhe me ndryshime pozitive në fushën profesionale dhe në jetën tuaj personale. Por dhe ju të tjerët do të keni mundësi unike të rregulloni dhe të gjeni rrugëzgjidhje për çështjet që ju preokupojnë. Fati është me ju dhe jeta sentimentale dhe erotike mjaft interesante , e pasur dhe e bukur.

UJORI

Problemet që ju preokuponin në ambientin familjar tashmë do të gjejnë rrugëzgjidhje. Është momenti të rregulloni çështje lidhur me pasurinë tuaj të patundshme apo të nxirrni fitime me një promovim më të mirë të tyre. Shumë nga ju do të kaloni momente të bukura pranë familjes suaj dhe aty do të gjeni qetësinë dhe relaksin që keni nevojë. Mos lini pas dore punën, por përpiquni për një ekuilibrim më të mirë midis punës dhe jetës personale dhe familjare.

PESHQIT

Një periudhë mjaft pozitive në çdo sferë të jetës suaj do të shënoj kjo javë. Në fushën profesionale do të promovoni plane dhe projekte mjaft dinamike, të cilat do të realizoni duke qenë mjaft të komunikueshëm duke bërë kontakte dhe bashkëpunime të rëndësishme, serioze dhe afatgjatë. Udhëtimet do të jenë një pjesë e bukur e jetës suaj, edhe pse disa prej tyre mund të jenë për arsye profesionale. Jeta sentimentale dhe erotike është mjaft interesante dhe në fund të javës bëhet më pasionante. /revistawho.com

Loading...