KËSHILLA / E Hënë 13 Maj 2019, 17:05

7 truke bukurie që duhet t`i dinë të gjitha vajzat

Kur vjen puna te truket e bukurisë, të gjitha vajzat janë gjithë sy e veshë. Fundja, kush nuk do të dijë disa “sekrete bukurie”? Ekzistojnë shumë truke, të cilat duhet t`i bëni pjesë të rutinës suaj nëse dëshironi të keni lëkurë të re, të pastër dhe të shëndetshme. Më poshtë po ju rendisim 7 prej këtyre trukeve që “do të shpëtojnë” lëkurën tuaj!

 

Përhapeni kremin e syve duke përdorur gishtin e unazës. Shumë njerëz e bëjnë këtë gjë duke përdorur gishtin tregues, por në fakt, ai është gishti më i ashpër dhe si pasojë është shumë agresiv për një zonë aq delikate sa ajo e syve. Në vend të tij përhapeni kremin e syve me gishtin e unazës, i cili është i butë dhe delikat.

Përdoreni kremin e syve që ju mbetet si balsam buzësh. Zona rreth buzëve është po aq e brishtë dhe e prirur ndaj rrudhave sa ajo rreth syve, prandaj do të ishte mirë që pjesën e mbetur të kremit të syve ta kalonit edhe në këtë zonë për të parandaluar rrudhat.

Fshijeni fytyrën me një peshqir të pastër sa herë e lani. Shpesh ndodh që peshqirin e fytyrës ta përdorim disa herë, por kjo është diçka e gabuar, sidomos nëse fytyra juaj ka tendencë akneike. Peshqirët mbajnë shumë baktere dhe përdorimi i tij më shumë se një herë mund të përhapë bakteret në gjithë fytyrën.

Bëni maska të ndryshme në pjesë të ndryshme të fytyrës. Jo çdo zonë e fytyrës ka nevojë për të njëjtat trajtime, bëni maska të ndryshme sipas “problemit” të zonave të caktuara të fytyrës. Për shembull mund të bëni një maskë hidratuese për zonën e faqeve dhe një maskë anti-yndyrë për zonën T.

Ndryshojeni gjithmonë këllëfin e jastëkut. E njëjta gjë si për peshqirin vlen edhe për këllëfin e jastëkut. Ndërrojeni një herë në dy ditë këllëfin duke fjetur një natë në njërën anë, një natë në anën tjetër të tij.

Përdorni gjithmonë kremin e diellit, edhe nëse jashtë është vrenjtur. Kremi i diellit është pjesa më e rëndësishme e rutinës së përkujdesit ndaj lëkurës. Shi apo diell, kremi me SPF duhet të aplikohet në fytyrë, qafë dhe kraharor, patjetër! Kjo gjë do të parandalojë edhe rrudhat në fytyrën tuaj.

Relaksoni fytyrën! Kujtojini vetes se duhet të relaksoni muskujt e fytyrës suaj disa herë në ditë. Mimikat e ndryshme të fytyrës që bëjmë gjatë ditës, ndikojnë në formimim e rrudhave. Prandaj herë pas here bëni një “pushim”, qetësoni nofullat, sytë, ballin për disa minuta. Bëjeni këtë gjë pjesë të rutinës suaj të përditshmërisë dhe sa më shpesh të mundeni.

Loading...