KËSHILLA / E Martë 14 Maj 2019, 00:12

Nga rënia prej lartësisë tek përplasja me makinë, cilat janë kuptimet e këtyre 5 ëndrrave të frikshme

Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që i përjetoni kur jeni në gjumë. Psikologu dhe eksperti i ëndrrave Ian Wallace, i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në më shumë se 30 vite praktikë, ka hartuar një listë me 5 ëndrrat më të frikshme dhe kuptimin e tyre.

ËNDËRRONI SIKUR PO FLUTURONI: Të gjithë që kanë parë filma me superheronj kanë ëndërruar të paktë 1 herë. Po çfarë do të thotë? Të fluturosh në ëndrra simbolizon të jesh i lirë dhe i çliruar, sidomos pasi keni marrë një vendim të rëndësishëm në jetë.

ËNDËRRONI SIKUR PO RRËZOHENI/BINI: E kemi parë të gjithë këtë ëndërr dhe është e frikshme. Ndjenja e rënies nënkupton se jeni duke u varur më shunë se duhet tek një situatë, apo person i caktuar dhe keni nevojë të çliroheni. Sa më e lartë dhe e shpejtë të jetë rënia, aq më i varur ndiheni.

ËNDËRRONI SIKUR JU NDJEKIN: Të gjithë jemi ndjerë të ndjekur gjatë një ëndrre. Ndonjëherë është shumë e frikshme, apo jo? Por ç'do të thotë kjo gjë? Shumë e thjeshtë,nuk doni të përballeni me një problem që ju përndjek prej kohësh.

ËNDËRRONI SIKUR PO BËNI AKS*DENT ME MAKINË: Vërtetë e frikshme, por çfarë zbulon kjo ëndërr për psikikën tonë? Me sa duket, jo atë që mendoni. Kjo ndjenjë e të qënit ''jashtë kontrolli'' në thelb do të thotë që ju nuk mendoni se keni kontroll të mjaftueshëm mbi rrugën tuaj drejt suksesit.

ËNDËRRONI SIKUR JENI LAK*RIQ NË PUBLIK: Ndërkohë që të gjithëve mund t'ju pëlqejë të rrini lak*riq në rehatinë e shtëpisë, ideja e të qënit lak*riq në publik ju tmerron. Kjo ëndërr nënkupton se jeni të dobët dhe të ekspozuar dhe nënkupton që ndoshta duhet të keni pak më shumë besim në aftësitë tuaja.

Loading...