KËSHILLA / E Martë 14 Maj 2019, 00:12

Neglizhimi i cisteve të mitrës mund të sjellë komplikime serioze! Ja shenjat paralajmëruese

Çrregullimet hormonale, rritja e nivelit të një grupi hormonesh dhe ulja e një grupi tjetër, mund të shoqërohet me një sërë problemesh shëndetësore, duke filluar nga aknet (problmet aspak i rrezikshëm për shëndetin) e deri tek formimi i cisteve, që mund të shndërrohet në problem serioz për shëndetin. Përditë e më shumë dëgjojmë për rastet e femrave të prekura nga çrregullime të vezoreve që kanë numër të konsiderueshëm cistesh.

Krijimi i tyre është rezultat i grumbullimit të vezëve të vogla për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve. Femrat preken nga kjo dukuri në çdo moshë, gjatë periudhës riprodhuese. Cistet mund të jenë të vogla ose të mëdha dhe duken si qese të vogla të mbushura me lëng. Sado që nuk janë të dhimbshme, nëse nuk trajtohen në kohë, kistet mund të zmadhohen dhe të sjellin ndërlikime të mëvonshme.

Është shumë e rëndësishme të njohësh shenjat e cisteve në mënyrë që të parandalosh pasoja. Ja kush janë disa prej tyre: 

Nevojë e vazhdueshme për urinim ose urinim me vështirësi

Rrjedhje anormale gjate ditës ose menstruacione shumë të dhimbshme

Dhimbje gjate aktit sek**al ose gjatë ciklit menstrual

Të vjella

Shtim në peshë

Humbje të oreksit 

Dhimbje e fortë në fundshpinë

Dhimbje ose fryerje në zonën e barkut

Loading...