SHOWBIZZ / E Martë 14 Maj 2019, 21:09

Në 40-vjetorin e lindjes, mësoni 40 gjërat që nuk i keni ditur për Bleona Qeretin

Sado të kalojnë vitet, Bleona Qereti mbetet diva!

Gjithmonë kur përmendet emri i saj, jo vetëm ka lajme, por ajo është si një tërmet për mediat. Edhe pse e shohim shpesh në ekran, ajo gjithmonë ka diçka për të thënë ndryshe nga të tjerat. Sot diva e skenës shqiptare, ajo që ka thyer shumë tabu, kur të tjerat nuk guxonin as të këndonin, feston 40-vjetorin e lindjes. Vitet për të kanë ndalur, aq sa mosha për të është thjesht një numër. Bleona mbetet e njëjta si në fillimet e karrierës së saj! 

Edhe pse ju me siguri e njihni shumë mirë Bleonën, sot në këtë artikull, në ditëlindjen e saj të 40-të kemi mbledhur 40 gjërat që mbase nuk i dinit për Bleonën.

 

1-Është natyrë shumë besnike dhe bën çdo gjë nisur nga marrëdhëniet njerëzore, dashuria, shoqëria deri tek moda dhe restorantet. Shkon në të njëjtat restorante në LA prej 7 vitesh dhe porosit të njëjtën pjatë.

2-Bleonës rrallë i pëlqen një gjë 100%.

3-Ka 3 restorante të preferuara në LA.

4-Ka 5 firma mode të preferuara.

5-Ka 1 njeri që e do, të tjerët nuk i interesojnë.

6-Ka 1 pasion.

7-Ka një vajzë që i bën thonjt në LA. Nëse ajo vdes, ajo nuk ka më thonj.

8-Është person shumë selektiv. Nuk harxhon kohë me gjëra kot dhe njerëz kot!

9-Nëse thonjtë, flokët dhe dhëmbët e saj nuk janë PERFEKT, përgatituni për Luftën e 3-të Botërore.

10-Ka shumë pak shokë të vërtetë.

11-Nëse do të jesh armiku i saj, zgjoje nga gjumi në mëngjes.

12-Kurrë mos e gënje Bleonën, pasi në këtë mënyrë nuk do ta kesh kurrë mirë me të.

13-Nëse i vë vetes një synim, bëj çdo gjë që kam në dorë për ta arritur deri në vetësakrifikim. (Motoja e saj)

14-Nëse e do jetën mos e sulmo familjen e Bleonës, njerëzit që ajo do dhe karrierën e saj. (Thënë në intervistën për revistën Who)

15-Këngëtarja e saj e preferuar shqiptare është Irma Libohova.

16-Mbiermi i saj nuk është Qerreti, por Qereti.

17-Bleona i ka ngrirë vezët, për t’i përdorur në një çast të caktuar, kur të vendosë të bëhet mama.

19- “Ti Nuk Di As Me Ma Lyp", është një ndër këngët që Bleona ka thyer tabu në Shqipëri në vitin 2003.

20-Bleona është shpërngulur në Amerikë në vitin 2010.

 21-Ajo ka gjithsej 8 albume.

22-Bleona dëshiron të ketë 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.

23-Kënga e saj më e arrirë, sipas Bleonës është “I don’t need your love.”

24- Kjo këngë është renditur e para në top listën e këngëve ritmike në gjigantin “Billboard”.

25-Ajo do të botojë një libër autobiografik.

26-Vendi më i bukur në botë për të jetuar, sipas Bleonës është Kalifornia.

27-Tre burrat më të rëndësishëm në jetën e saj janë: Babi, vëllai dhe gjysma tjetër që nuk ka ardhur ende.

28-Ndërsa 3 gratë më të rëndësishme janë: mami, gjyshja dhe vetja e saj.

29-Bleona nuk e pëlqen alkoolin.

30-Nuk ka konsumuar asnjëherë drogë.

31-Gjërat pa të cilat nuk udhëton dot janë: Listerine, furçë dhëmbësh, fije dhëmbësh, krem sysh dhe fytyre.

32-Punon pothuajse gjatë gjithë ditës. Nuk ka pushim për Bleonën.

33-Personat e parë që sapo takon kur vjen në Shqipëri janë: Gjyshja e saj, Vera Grabocka dhe Blendi Fevziu.

34-Bleona ka një vëlla, emri i të cilit është Bledi.

35-Bleona ka bërë operacion plastik vetëm hundën.

36-Bleona preferon të bëjë plazh n*do.

37-Bleona jeton në Los Angeles me qenin e saj Jonny. Përballë shtëpisë së saj jetojnë edhe prindërit me të cilët Bleona ka një lidhje mjaft të ngushtë.

38-Bleona nuk e pëlqen gatimin.

39-Fustani rrjetë që ajo veshi në American Music Awards 2014, vazhdon të komentohet edhe sot.

 

-Po kjo veshje e saj a harrohet?

 

40-Bleona sot mbush 40 vjeç! Edhe 100 DIVA!

Loading...