SHOWBIZZ / E Mërkurë 15 Maj 2019, 10:10

Edhe pse mungon në ditëlindjen e saj, Roberti i bën vajzës dhuaratën më të bukur për 4 vjetor

Këngëtarja Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj Roberti janë padyshim një ndër çiftet më simpatike në showbizin shqiptar. Dyshja katër vite më parë u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilës i vendosën emrin e veçantë Renee. Ditën e sotme, vogëlushja feston 4 vjetorin e lindjes dhe Roberti i cili për shkak të koncerteve nuk është pranë saj ka vendosur ta urojë vajzën me një dedikim shumë të ëmbël në Instastory.

Në një postim ai ka publikuar një foto të shkëputur nga një video chat dhe pranë saj ka shkruar "Më mungon", ndërsa në një postim tjetër ka publikuar një foto me të bijën ku dhe  e ka uruar për ditëlindjen.

 

“Gëzuar ditëlindjen evlad. Të don babi shumë”, ka shkruar ai mbi imazhin ku Renee ishte më e vogël.

 

Loading...