SHOWBIZZ / E Hënë 26 Gusht 2019, 17:05

Robert Berisha konfirmon ndarjen nga Nora Istrefi: Të uroj gjithë të mirat

Prej disa kohësh kanë qarkulluar zëra se Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk ishin më bashkë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Roberi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagramin e tij, ai ka thënë se lidhja e tij me Norën ka marrë fund.

Po ashtu ai në postimin e tij, ai tregon se me Norën do të jetë mik i mirë deri në vdekje dhe e ka falënderuar atë për të gjitha kujtimet e bukura që i ka dhuruar.

Kujtojmë këtu se Nora dhe Roberti ishin cilësuar si një ndër çiftet më të bukur të showbiz-it shqiptar. Ata të dy kanë së bashku një vajzë, e cila quhet Rene dhe po ashtu Roberti i ka uruar Norës gjithë të mirat në postimin e tij.

Roberti dhe Nora ishin bashkë prej shumë vitesh, por mesa duket dashuria midis tyre ka përfunduar.

Postimi i plotë:

Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet.. Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet  permes kti postimit noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best.’’

Loading...