SHOWBIZZ / E Martë 27 Gusht 2019, 14:02

Nusreti i famshëm takon shqiptarin në Mikonos, epike përgjigja kur ai i rrëfen se është turk

Nusret, kuzhinieri i famshëm turk i njohur ndryshe edhe me nofkën “Salt bae” mori famë botërore pasi videot e tij u bënë virale në rrjet.

Ai njihet për mënyrën e veçantë se si kripos mishin dhe klientë ka patur disa VIP-a shqiptarë që e kanë provuar gatimin e tij në restorantin në Mikonos.

Turku ka publikuar në storyn e tij një të moshuar shqiptar dhe ka çmendur të gjithë shqiptarët me bisedën e shkurtër që ka zhvilluar me të.

Fillimisht kuzhinieri e ka përshëndetur në greqisht, por i moshuari i shpjegon se është shqiptar.

Më pas Nusret i thotë se ai është turk, ndërsa shqiptari ia kthen “jemi vëllezër”.

Loading...