SHOWBIZZ / E Martë 27 Gusht 2019, 14:02

Tuna shkaktare për ndarjen Robertit nga Nora?

Mbrëmjes e djeshme Robert Berisha konfirmoi se ai dhe Nora Istrefi nuk ishin më bashkë.

Pas 13-viteve lidhje gjithçka mes çiftit të njohur ka marrë fund. Kujtojmë këtu se prej disa kohësh po qarkullonin zëra se Roberti dhe Nora nuk ishin më bashkë.

Roberti tregoi se ishte ndarë nga Nora me anë të një postimi në Instagramin e tij. Ai shkruante se i uronte Norës gjithë të mirat dhe se më të do të mbetet mik deri në fund të jetës.

Mirëpo në këtë postim ka pasur komente të shumta nga fansat, të cilët akuzojnë Tunën për ndarje e Robertit nga Nora. Njëra prej ndjekëseve të Robertit ka shkruar:

Tuna ju ka bërë magji.’’
Në postimin e Roberit kanë komentuar edhe figura të njohura publike si Bleona Qerreti, Fadil Berisha dhe Valdrin Sahiti. Lajmi ka qenë i vështirë për t’u besuar nga ata.

Loading...