AKTUALITET / E Martë 27 Gusht 2019, 23:11

Atentat me armë zjarri në Tiranë, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë.

Gazetarja Dorajan Bezat raporton për “Balknaweb” sesi pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë një person. Viktima ka qenë në makinë, kur u qëllua për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfizo Keko” në kryeqytet. Autori i vrasjes është larguar drejt zonës së Freskut.

Policia dhe ambulancat janë në vendngjarje.

Loading...