AKTUALITET / E Martë 27 Gusht 2019, 23:11

U gjet pa jetë në makinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar që dyshohet se i kanë futur plumbin në kokë

Një emigrant shqiptar është gjetur i pa jetë brenda një makine. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Sipas mediave italiane, automjeti tip “Volkswagen Polo” i 27-vjeçarit shqiptar është gjetur anë të rrugës në aksin Casarano-Ugento.

Autoritet italiane kanë bërë të ditur se shqiptari ishte vrarë me armë zjarri. Ka dyshime të forta se ai mund të jetë hequr qafe nga mafia.

Po ashtu e ditur është bërë se ai ka ndërruar jetë, pasi e kanë qëlluar me një plumb në kokë. Identiteti i tij sipas “syri.net” është Serxhio Veizi.

I riu ka një të shkuar të errët dhe ka pasur lidhje me botën e drogës. Në makinë është gjetur edhe një armë, ndaj nuk përjashtohet dhe pista se ai mund t’i ketë dhënë fund vetë jetës. Pritet që gjithçka të vërtetohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Loading...