SHOWBIZZ / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 11:11

Iu kujtua i ati përmes këngës, Vikena Kamenica përlotet në emision

Gjatë puntatës së djeshme në emisionin “Soiree” ka qenë tema e muzikës dhe filmave shqiptarë në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashistët. Njëra prej të ftuarve ishte dhe Vikena Kamenica që ka kënduar këngën “Xhaketa e Kuqe” nga filmi “Udhëtim në Pranverë”.

Teksa ndodhej në studio, ajo është përlotur pasi ka thënë se kjo këngë i kujton të atin. “Unë për herë të parë e kam dëgjuar në filmin “Udhëtim në pranverë” kur kam qenë fëmijë.

Duke qenë familje këngëtarësh, edhe prindërit e mi sa herë që fillonte ky filmi thoshnin ‘është kënga , prit se është momenti që do këndojë Liljana këtë këngë’. Edhe pse i kishte notat e patetizmit, normalisht për shkak të kohës, edhe atëherë sistemi ishte i tillë në vetvete ajo këngë kishte atë dozën nostalgike të dashur që lidhesh ti direkt me babain.

Do ta mbaj me vete baba xhaketën tënde. Sa herë që e diskutoj emocionohem. Gjëja e parë që mendoj është babai im padiskutim”, ka treguar e emocionuar Vikena Kamenica. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Loading...