SHOWBIZZ / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 11:11

Po vallëzonim në shi, ishte sureale”, Marsela Çibukaj rrëfen si ndodhi puthja e parë me Vitmarin

Të ftuar në emisionin “Rudina” kanë qenë së fundmi Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, të cilët prej 1 viti dhe 8 muaj janë në një lidhje dashurie. “Ndonjëherë na marrin mësysh dhe zihemi. Vitmari është ai më i qëndrueshmi sepse ne vajzat na merr pak më shumë emotiviteti. Vitmari kapet tek thelbi, unë tek detajet. Thelbi është që ka ndjenja të sinqerta dhe të ndërthurura me pasionet që ne kemi që në vegjëli.

Muzika është nga të parat, por jo vetëm, udhëtimet na pëlqejnë, edhe gatimi na pëlqen”, është shprehur Marsela. Pasi ishin shokë, dyshja kuptuan që ishin bërë për njëri-tjetrin. Ata kanë thënë se momenti kur shkëmbyen puthjen e parë, ishte një moment magjik. “Ishte vonë, binte shi, po ktheheshim për në shtëpi, Vitmari vendosi një CD dhe më ftoi të vallëzonim.

Situata ishte shumë sureale, sepse të vallëzosh nën shi, një djalë që të fton brenda në makinë të dalim jashtë dhe të vallëzojmë nën shi dhe aty ndodhi dhe puthja e magjishme. Ja ku jemi këtu, edhe me zënkat tona”, u shpreh Marsela. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Loading...