SHOWBIZZ / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 11:11

Qenka patriote e madhe, gjyshi i Dojna Memës zbulon anën e moderatores që se njihnim

Në puntatën e djeshme të emisionit “Soiree”, kanë qenë të ftuar veteranët e luftës në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Një prej të ftuarve ishte edhe Serveti, gjyshi i Dojna Memës. Jonida e ka pyetur atë nëse u flet mbesave për luftën dhe nëse mendon se ato do bënin të njëjtën gjë si ai, pra të luftonin për çlirimin e vendit. “Unë ju kam folur patjetër për luftën dhe Dojna e Mikela më kanë thënë që krenohen që kam marr pjesë.

Ato më thonë që o gjysho mos ki merak se stafetën do ta mbajmë dhe do të luftojmë për mbrojtjen e vlerave të luftës antifashiste. Unë kam besim tek Dojna se jo vetëm që do i mbrojë vlerat e luftës antifashiste, por e shikoj edhe në mënyrën sesi ajo komunikon me mua”, u shpreh ai.

Më tej Jonida i ka shtruar pyetjen: “Do ishte Dojna një partizane nëse sot do të ishin të njëjtat rrethana si atëherë?”, dhe Serveti ka treguar se ai ka shumë besim te mbesa e tij dhe mendon se ajo mund të bënte edhe shumë më shumë. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Loading...