AKTUALITET / E Diel 12 Maj 2019, 14:02

Rama: Sjellja e policisë ishte perfekte! I vetmi gabim, shkopinjtë e gomës mbi Dollapin

Kryeministri Edi Rama thotë se ajo që u shfaq mbrëmë në protestën e opozitës ishte manifestim i dh*nës. Ai bëri thirrje që të ruhet qetësia, vetëpërmbajtja dhe vendosmëria për të mos lejuar që një grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit, të influencojë më shumë se sa duhet në mënyrën e të jetuarit të qytetarëve.

Kreu i qeverisë shprehu solidaritet dhe respekt për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, duke thënë se protesta u shndërrua në një manifestim brutal dhe të zgjatur dhune, pasi kanë treguar vetëpërmbajtje dhe qetësi për tu admiruar dhe kanë vendosur një standard krejt të ri për historikun e uniformave blu pas rënies së komunizmit.

“Ne nuk e konsiderojmë të qenit në të gjitha aspektet një shumicë qeverisëse në një nivel krejt tjetër në raport me të shkuarën si një arsye për të qenë të kënaqur me veten. Kështu që në aspektin e sjelljes së Policisë së Shtetit ndaj protestuesve, krahasimi me të shkuarën nuk vlen për të thënë shikoni se sa mirë dhe dinjitet sillet”, u shpreh Rama, duke thënë se e shkuara e afërt rezervon kujtime shumë të rënda, që nuk kanë lidhje me funksionimin e ndonjë policie në ndonjë vend demokratik.

Sipas tij për shkak të histerisë që organizatorët e manifestimit të dhunshëm, e trajtuan incidentin me sekretarin organizativ të PD, Sait Dollapin, kujtoi se godina e Kryeministrisë në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me b*mba e me zjarr dhe nga e njëjta godinë u urdhërua vrasja e katër protestuesve të pafajshëm.

Rama tha se në 21 janar 2011 u pl*gosën mbi 40 persona me plumba dhe më pas u turr gjithë trupa e FNSH dhe u fut deri te kulla përballë dhe u ngjit nëpër kate, duke masakruar kë i doli përpara.

Kryeministri sqaroi në komunikimin e sotëm me mediat, se e kujton këtë ngjarje, për të thënë se do të kishte qenë perfeksion i gjithë qëndrimi i Policisë së Shtetit dje, në shtatë orë sulmi, nëse dy punonjës policie nuk do kishin goditur me shkop gome dikë që i iku policisë me vrap.

Loading...