Familja Zefi, që jeton në Zvicër duket se është njohur në këtë shtet si familje problematike. Pas m*shtrimit që pretendon çifti zviceran se Loredana Zefi ka bërë karshi tyre, duke u marrë 900 mijë franga, tani del në pah një tjetër “problem”.
Fatoni, vëllai i reperes shqiptare duket se nuk i ka punët mirë me drejtësinë zviceriane. Mediat zviceriane raportojnë se Faton Zefi është proceduar për të paktën 73 vj*dhje të kryera dhe gjykata në Zvicër i ka hequr të drejtën e qëndrimit në vitin 2016.
Arsyeja e këtij vendimi sipas gjykatës është e thjeshtë:
Në bazë të këtyre rrethanave sugjerohet që kërkuesi nuk është i gatshëm dhe as i aftë të respektojë rendin ligjor vendas.”
Mediat vendase bëjnë me dije se Fatoni filloi të shiste mar**uanë nga mosha 15 ose 16-vjeçare, teksa më vonë ai kishte vazhduar edhe me kok*inën. Kështu Gjykata Penale e Luzernit e d*noi në mars të vitit 2015 me 18 muaj b*rg pasi e kapi duke tregtuar substanca nark*tike në vitin 2012.
Reperja Loredana Zefi gjatë javës së kaluar është arr*stuar nga policia zvicerane sepse dyshohej se ajo dhe vëllai i saj të jenë përfshirë në një m*shtrim të një çifti zviceran duke i marrë një shumë prej rreth 900 mijë franga.
Source @joqalbania.com