SHOWBIZZ / E Hënë 13 Maj 2019, 16:04

Puth të ëmën në buzë, fansat bëjnë për ujë të ftohtë këngëtarit të preferuar të femrave

Këngëtari i njohur i hiteve "Felices los 4", "Corazon" etj, Maluma, ka uruar së fundmi të ëmën, në profilin e tij në Instagram, me rastin e festës së nënës. Mirëpo, çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë fotoja e tij duke e puthur në buzë mamanë, veprim që nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit.

 

Disa prej tyre e kanë quajtur të panevojshëm veprimin e tij për të shprehur dashurinë ndaj të ëmës, ndërsa të tjerë kanë rrëfyer në komente se s'do ta bënin kurrë një veprim të tillë me prindërit apo me vetë fëmijët e tyre.

"Po mendoj nëse fotoja e parë ishte e vetmja që publikuan, apo bënë shumë derisa t'i pëlqente?"

"Rallë një nënë e puth fëmijën në b.uzë. Kur janë të vegjël të gjitha nënat i puthin fëmijët, por besoj se deri në një moshë të caktuar. Kjo puthje është e ekzagjeruar, duket e çuditshme. Më mirë mbajeni private që putheni kështu sepse sigurisht që do të ketë pasoja duke qenë se je figurë publike. Sigurisht çdokush bën atë që do, por edhe njerëzin japin mendimin që duan."

"Uau, në Kolumbi puthin prindërit në b.uzë?"- janë disa pre komenteve në foto.

Loading...