Sot në familjen e tyre ka festë! Sepse Kroi Art, djali i Bieta Sulos dhe Alban Dudushit feston dy vjetorin e lindjes! Arsye më të madhe nuk mund të ketë për ta si prindër, që ndihen të plotësuar dhe me shpirtin plot. Por, mami Bieta, njëkohësisht prezantuesja e njohur e "Ftesë në 5" në Top Channel nuk ka pritur datën e sotme për të bërë dedikimin e ëmbël për të birin, por ka vendosur që në vigjilje të 13 Majit të bëjë postimin e veçantë në rrjetet sociale, që i ka ndarë me të gjithë fansat virtual.
Bëhet fjalë për një kolazh fotosh, shumë të bukura, të papublikuara më parë, e që Bieta ka vendosur që t'i ndajë me të gjithë në profilin e saj zyrtar në Instagram. Në to shfaqet Kroi Art vetëm disa ditë pasi ka ardhur në jetë, i rrethuar nga dashuria dhe kujdesi i prindërve të tij. Foto emocionuese, bashkë me një urim të ndjerë që mami Bieta nuk mund të rrinte pa e shprehur pikërisht sot, në dy vjetorin e lindjes së tij.
Ajo thotë: " “Ora 19:01…2 vjet më parë si sot, Kroi ishte ende te barku im dhe nuk e dija të them të drejtën, datën 12 maj, si ditën e nënave. Vetëm 24 orë më pas do të njihja ndjesinë, që thuajse prej 2 vjetësh ka mbushur zemrat tona. Ndaj në këtë vigjilje të ditëlindjes së dytë po publikoj këto foto të Kroi Art vetëm disa ditësh, që më bëjnë mua sot të kuptoj të gjitha nënat e botës”, shkruan ajo në postimin e fundit.
Dhe ne mendojmë se i ka thënë të gjitha në mënyrë krejt origjinale!