Si dy artiste të njohura, që frymëzojnë jo vetëm me vokalin e tyre, por edhe me pamjen, ato kanë bërë për vete mijëra fansa. Arilena Ara është këngëtarja e dashur për publikun që së fundmi, u angazhua në jurinë e "The Voice Kids" në Top Channel, ku në gjurmimin e përjavshëm për talentet e reja në muzikë, artistja ishte protagoniste absolute e çdo puntate edhe me pamjen e saj të jashtme. Stili i veçantë i veshjes, look-u i kuruar në detaje, gjithçka qëndronte më së miri në shfaqjen e Arilenës çdo javë në ekranin e Top Channel.
Ndërsa, artistja tjetër është një këngëtare e njohur në të gjithë botën. Kelly Clarkson gjithashtu, ka kënduar dhe performuar ndër vite shumë këngë që publiku i ka ndjerë dhe shijuar në çdo skenë ku ajo është ngjitur. Së fundmi, Kelly është pjesë e jurisë së "The Voice" në Amerikë.
Por, duket se dy këngëtaret e njohura, veçmas angazhimit në muzikë, kanë edhe një të përbashkët tjetër, që ndoshta mund të jetë rastësi e bukur ose një gjetje e mirëmenduar. E para që e ka veshur një fustan me temina, dhe efekt shkëlqimi ka qenë Arilena në natën finale të "The Voice Kids". Vetëm pak javë më pas, ka qenë Kelly Clarkson ajo që e ka veshur një fustan tipikisht të ngjashëm në tapetin e kuq të çmimeve "Billboards", ku dallimi i vetëm është ngjyra e zezë.
Nuk e dimë nëse Kelly e ka kopjuar stilin e veshjes nga Arilena, por dimë që të dyja artisteve u shkon shumë kjo zgjedhje.
Kemi të drejtë apo jo?