Pak kohë më parë në një intervistë Turjan Hyska deklaroi se dëshiron që të ketë 8 fëmijë. Pikërisht këtë deklaratë Orindës ja sollën në vëmendje sot në "Piter Pan". "Burri yt do të bëjë 8 fëmijë, po ju me të vërtetë do të bëni 8 fëmijë?", e pyeti një nga vogëlushët e emisionit. "Po të bëjmë të parin njëherë, pastaj deri tek i 8-ti kemi kohë, kështu që të shikojmë. Të bëjmë njëherë të parin", u përgjigj Orinda.
"Ai burri yt syrin e madh e paska", i tha Alketa. "E ka, e ka me qejf të madh, ka qejf familjen e madhe. Edhe unë sigurisht, por të parin njëherë", u shpreh Orinda.