Motra e Zaiminës, Beliola tashmë është e njohur për publikun pasi portalet shpeshherë kanë shkruar për të. Sot Beliola feston ditëlindjen dhe Zaimina e ka surprizuar motrën me një dhuratë të veçantë. Zaimina, Beliona me mikeshat e tyre po festojnë në një spa, të veshura me robdeshambër, larg festave luksoze e fustaneve me xixa.
Zaimina e ka surprizuar motrën me një tortë me taka si e cila me siguri nuk keni parë më përpara.
Gjithashtu këngëtarja në ditëlindjen e Beliolës ka sjellë edhe disa tullumbaca të kuq ku në njërin prej tyre në formë zemre shkruhet: "Beliola të dua".
Në festën e ditëlindjes është edhe Khloe e cila duket si një kukull në videon e postuar nga Zaimina.