Aktori i njohur i emisionit "BE Coffee", Olsi Bylyku, vetëm disa javë më parë u bë kryefjala e mediave rozë për shkak të marrëdhënies së tij me brunen bukuroshe që e shoqëronte në premierën e filmit "2 gisht mjaltë". Çifti u fotografuan të kapur për dore dhe disa ditë më pas e konfirmuan lidhjen duke publikuar foto me njëri-tjetrin.
Megjithëse Olsi u shpreh se partnerja e tij kishte vendosur të qëndronte larg syrit të mediave, ajo nuk ka ngurruar t'ja shprehë publikisht dashurinë aktorit.
Në njërën prej fotove të publikuara, ajo i ka komentuar Olsit një zemër të kuqe, ndërsa aktori ja ka kthyer komentin gjithashtu me një zemër.