Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Tiranë.
Gazetarja Dorajan Bezat raporton për “Balknaweb” sesi pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë një person. Viktima ka qenë në makinë, kur u qëllua për vdekje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfizo Keko” në kryeqytet. Autori i vrasjes është larguar drejt zonës së Freskut.
Policia dhe ambulancat janë në vendngjarje.