Një emigrant shqiptar është gjetur i pa jetë brenda një makine. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.
Sipas mediave italiane, automjeti tip “Volkswagen Polo” i 27-vjeçarit shqiptar është gjetur anë të rrugës në aksin Casarano-Ugento.
Autoritet italiane kanë bërë të ditur se shqiptari ishte vrarë me armë zjarri. Ka dyshime të forta se ai mund të jetë hequr qafe nga mafia.
Po ashtu e ditur është bërë se ai ka ndërruar jetë, pasi e kanë qëlluar me një plumb në kokë. Identiteti i tij sipas “syri.net” është Serxhio Veizi.
I riu ka një të shkuar të errët dhe ka pasur lidhje me botën e drogës. Në makinë është gjetur edhe një armë, ndaj nuk përjashtohet dhe pista se ai mund t’i ketë dhënë fund vetë jetës. Pritet që gjithçka të vërtetohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.